Connect with us

Kosova

Zgjedhjet në veri të Kosovës…Shtyje që ta shtyjmë bashkë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi deklaroi sot se shtyrja e zgjedhjeve në veri të vendit nuk është opsion i mirë. Ai tha se ky është opsion i atyre që mendojnë se tani më mirë është që veriu të shndërrohet në zonë të menaxhimit të krizave e jo të hyjë në një proces të normalizmimit të raporteve.

Bislimi potencoi se protagonisti kryesor i cili kërkon që të shtyhen zgjedhjet është Aleksandër Vuçiç.

Lidhur me zgjedhjet në veri, Blerim Vela, shef i kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani deklaroi se Vucic  po vazhdon të (keq)përdorë Listën Serbe për të nxitur tensionet në very dhe se po kërkon të bllokojë zgjedhjet e 23 prillit.

Dje Vucic gjatë takimit me serbë të Kosovës në Rashkë kërkoi nga ata që të jenë të bashkuar në vendimin për të mos dalë në zgjedhje në katër komunat veriore.

Advertisement