Connect with us

Politike

Zgjedhjet u çliruan nga amerikanët/ Bushati flet për prishje të raporteve: SHBA është distancuar nga Rama

Analisti Andi Bushati thotë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë distancuar nga kryeministri Edi Rama dhe pushteti i tij, dhe sipas tij, kjo është lehtësisht e dukshme sepse raportet nuk janë më të njëjta me ato të katër viteve më parë.

I ftuar në televizionin MCN, Andi Bushati ka theksuar se Ambasada amerikane në Tiranë nuk promovoi opozitën por për herë të parë as nuk uroi qeverinë, duke u ndalur vetëm tek populli shqiptar.

“Zgjedhje të mira, por që mund të përmirësohen, mblidhuni dhe bëni një reformë zgjedhore. S’ka lajm ajo që thotë PE apo BE. Qëndrimi i Amerikës është lajm. Për një arsye kryesore se ndoshta këto ishin zgjedhjet e para pa mbikëqyrje amerikane.

Zgjedhjet shqiptare u çliruan nga amerikanët, ky është lajmi. Amerikanët janë shumë më të distancuar ndaj Ramës se sa ishin 4 vite më pare.

Nuk zgjodhën ta përmendin Ramës siç ka ndodhur më pare, por nga ana tjetër uruan popullin shqiptar për zgjedhjen. Ramën e ndëshkuan, por nuk është se promovuan opozitën. 

Pavarësisht se e shmangën Ramën s’ia hodhën poshtë zgjedhjet, ishte një distancim për të mos mbajtur qëndrim”, është shprehur analisti.

Advertisement