Politike
Zgjedhjet vendore/ Balla: Shkodra do jetë e jona
Teksa në Kuvend po diskutohet mbi reformën territoriale, Taulant Balla i ka kujtuar opozitarëve se ndryshimet e miratuara nga qeveria në 2015 ku nga 384 njësi administrative vendi u nda në 61 të tilla, ka pasur sukses pasi ajo reformë silli mirëadministrimin e vendit.
Balla tha me bindje të plotë në foltoren e Kuvendit se Partia Socialiste është bërë gati të fitoje zgjedhjet vendorë në të gjitha bashkitë, pavarësisht se aktualisht ka vetëm 60 bashki pasi Shkodra është në duart e demokratëve, por sipas Ballës kjo nuk do të zgjasë për shumë gjatë.
“Së pari dua të falenderoj të gjithë anëtarët e komisionit. Në demokraci nuk është e thënë të biem dakord gjithmonë por është një fillim I mbarë I një pune që duhet të vazhdojë. Po të shihni të dy raportet e të dyja palëve, ka çështje që duhen parë e duhen marrë në vëmendje. Janë më shumë se 40 faqe he nëse e lexojmë ka dy blloqe gjetjesh. Blloku I parë tregon si ka ecur dhe si është zbatuar kjo reformë. Nga 384 njësi që kishim deri në 2015 arritëm në 61, ku tre prej tyre janë me përbërje të minoriteteve të nderuara që jetojnë në Shqipëri. Teksa kemi bërë një vlerësim si ka ecur deri më tani kemi arritur në konkluzione që I jep përgjigje pyetjesh a ka nevojë Shqipëria për një rritje të njësive administrative. Besoj bime të gjithë dakord se disa prej atyre propozimeve nuk mund të jenë të zbatueshme. Duhet të nisemi nga disa parime. Të copëtosh Vlorën në tre pjesë nuk më duhet një propozim që bën sens. Çështja që gjej rastin të marr disa nga propozimet është se PD-ja ka qeverisur në 17 bashki nga 2015 deri në 2019. Pra në këtë analizë ju nuk keni pasur mundësinë reale, PS-ja qeveris në 60 bashki dhe me 14 maj jemi bërë gati të fitojmë 61 bashki. Do e fitojmë edhe Shkodrën se meqë dështoi ky I foltores s’ka më. Ka ardhur koha të kërkoni ndjesë për shpifjen që keni thënë për numrin e punonjësve. Nga 14401 kemi shkuar në 19 mijë. Ky numër është rritur. Reforma solli mirëadministrimin dhe ky ka qenë objektivi I komisionit të drejtuar nga kolegu im I ndjerë Bashkim Fino, kemi synuar që themeli të jetë mirëqeverisja, ku indikatori I parë është të mbledhim më shumë të ardhura. Të ardhurat sot janë dy herë më të larta.”- tha Balla.