Kosova
Zgjidhet spiranca e shpëtimit për Kosovën, ja emri i njohur që zëvendëson Borrellin
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë rënë dakord të emërojnë kryeministren estoneze, Kaja Kallas, për të plotësuar postin e kreut të Eurodiplomacisë, të mbajtur aktualisht nga Josep Borrell. Kështu bëri me dije agjencia gjermane e lajmeve, DPA.
Më herët, liderët evropianë kanë arritur po ashtu dakordësinë mbi kandidimin e Ursula von der Leyen për një mandat të dytë në krye të Komisionit Evropian. Kështu kanë bërë me dije burime nga agjencia gjermane, dhe sipas tyre është thjesht çështje orësh për ta bërë zyrtar vendimin.
Më 18 qershor, udhëheqësit e Bashkimit Evropian nuk arritën të mbështesin Ursula von der Leyen për një mandat tjetër si presidente e Komisionit Evropian të hënën mbrëma. Kjo pavarësisht garancive nga Emmanuel Macron i Francës dhe Olaf Scholz i Gjermanisë ditët e fundit se ata ishin pranë një marrëveshjeje.