Kosova
Zgjidhja territoriale për Ukrainën do të prekte gjithë Ballkanin Perëndimor

Politologu Ognjen Gogiç vlerësoi se ndryshimi i kufijve të Ukrainës do të ishte një precedent global që do të reflektohej edhe në marrëdhëniet e ardhshme të Rusisë me Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, por edhe në marrëdhëniet e ardhshme mes vendeve të Ballkanit Perëndimor për shkak të çështjeve të pazgjidhura kufitare.
“Nëse do të arrihej ne një zgjidhje territoriale, ajo ndoshta mund te mbështeste idetë se shkëmbimi i territoreve apo demarkacioni ndërmjet Serbisë dhe Kosovës do ishte zgjidhje për statusin dhe mund të shërbejë si një precedent” – deklaroi Gogic dhe paralajmëroi se zbatimi i një parimi të tillë nuk do të përfundonte vetëm në Kosovë.
“Kjo është diçka që mund të përdoret në shembullin e Bosnje-Hercegovinës dhe Republika Srpska, por mund të jetë gjithashtu një precedent për të hapur çështjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut sepse në Ballkan kufijtë janë të diskutueshëm ndërmjet shteteve. Ka shumë aktorë në këto shoqëri që mund t’i referohen kësaj si një precedent. theksoi Gogić.
Ai mbështet tezën e tij me mundësinë e njohjes së Donbasit si një republikë më vete ose mundësinë e aneksimit të një pjese të Ukrainës nga Rusia.
“Kjo në fakt do të çonte në faktin se ndoshta Rusia më pas do të ndryshonte marrëdhëniet e saj me Kosovën dhe kjo do të ndryshonte situatën strategjike në të cilën ndodhen Beogradi dhe Prishtina” – deklaroi politologu
Duke komentuar pretendimet gjithnjë e më të zhurmshme se Kosova mund të jetë ende “pjesë e pakos” së zgjidhjeve të shpejta amerikane për luftërat në Ukrainë dhe Rripin e Gazës, Gogić tha se ky është spekulim sepse ekzistojnë të paktën dy dallime të rëndësishme që i dallojnë këto konflikte nga çështja e Kosovës.
Ai gjithashtu e sheh përfshirjen e mundshme të SHBA-së në zgjidhjen e çështjes së Kosovës, kryesisht përmes riafirmimit të Marrëveshjes së Uashingtonit

