Connect with us

Pinknews

Zhaklina bën deklaratën e papritur: Më keni çarë mitrën

Zhaklin Lektatari është një ndër emrat më të komentuar së fundmi në rrjet dhe kjo pas pjesëmarrjes së  saj si opinionistje në edicionin e dytë të “Big Brother VIP”.

Pasi mbaroi BBV dhe tanimë ajo nuk është më në rolin e opinionistes, Zhaklin Lekatari duket se është kthyer në rolin e saj të përditshëm, duke thyer tabute me deklaratat e saj rreth seksit apo organeve seksuale.

Zhaku ka qenë e ftuar në Podcastin e ish-banorit të BBV, Gerti Koxha ku ky i fundit i ka kërkuar të shpjegonte kuptimin e bluzës që kishte veshur ku dukej mitra e vizatuar me një sëpatë që po e pret në mes.

Ish-opinionistja tha se kjo bluzë i drejtohet të gjithë atyre që “ i çajnë mitrën” duke përfshirë kështu meshkuj dhe femra.

Pjesë nga biseda:

Gerti: Dua të ma komentosh pak bluzën

Zhaklina: Po bluzën e kam bërë vetë edhe kam shkrua “Na keni ça Mitrën”

Gerti: Po kujt i drejtohet kjo që ke shkruar

Zhaklina: Atyre qe na e çajnë qafën e mitrës dite për ditë edhe gratë por edhe burrat

Advertisement