Aktualitet
Zhduket 16-vjeçari/ E ëma denoncon në Polici: U largua pasi i erdhi fleta e gjyqit

I mituri, 16-vjeçari nga Korça, Anxhelo Abidini është larguar 5 ditë më parë nga banesa. Largimi i tij ka alarmuar familjarët. Në këto kushte, ka qenë nëna e të miturit ajo që ka denoncuar rastin në Policinë e Shtetit. Në prononcimin që ka dhënë për mediat, duke kërkuar ndihmë për gjetjen e të birit, nëna e të miturit Ermelina Mustafa tregoi se i biri për përfundimin e çështjeje gjyqësore.
Pasi i ka ardhur fleta e gjyqit në shtëpi është trembur dhe larguar nga shtëpia.
“Ka që të hënën që është larguar, nuk e di arsyen por i erdhi fleta e gjyqit dhe u tremb. Fleta i erdhi për një njoftim të Gjykatës që lidhet me një çështje për një telefon të vjedhur 8 muaj më parë. Ishte në detyrim paraqitje deri tani. Kush e gjen djalin të më telefonojë,“-thotë e ëma.
Sipas nënës, largimi i të miturit nga banesa është bërë pasi i ka ardhur njoftimi se duhej të paraqitej në seancën e parë në gjykatë si autor i dyshuar i vjedhjes së një celulari.

