Kronike
Zhduket 21-vjeçarja, u largua nga banesa dhe nuk u kthye më
“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetases K. K., 21 vjeçe, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti i saj se prej ditës së djeshme, kjo shtetase është larguar nga banesa dhe ka humbur kontaktet me të. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.