Aktualitet
Zhdukja e Ervis Martinaj, i sekuestrohet mbi 10 mln euro pasuri
Lihet në fuqi vendimi për sekuestron e pronave të Ervis Martinaj dhe familjarëve të tij.
Gjykata e lartë nuk pranoi rekursin e paraqitur përmes avokatit nga i zhdukuri dhe familjarët e tij.
Konkretisht i janë sekuestruar prona, sipërfaqe trualli, llogari bankare, automjete, aksione kompanish etj., me vlerë mbi 10 milionë euro.
Pronat u sekuestruan me kërkesë të SPAK dhe miratim të GJKKO dhe apelit të posaçëm.