Aktualitet
Zhdukja e Ervis Martinaj, ish-efektivi refuzon të flasë
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar negocioi me ish-agjentin e Operacionales, Jeton Lamin për ta kthyer në bashkëpuntor të drejtësisë, por ai refuzoi. Burime pranë Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë konfirmuar këtë tentativë, por sërish se ish-efektivi nuk ka pranuar të flasë.
Bashkëpunimi me Jeton Lamin konsiderohet me tepër rëndësi për SPAK, pasi konsiderohet si personi i fundit që pati kontakt me të zhdukurin, Ervis Martinaj, i cili mund të zbardhë “fatin” e tij. Ish-agjenti i Operacioniales u arrestua në Gusht të 2022, vetëm disa ditë pasi familja e Ervis Martinajt kallëzoi humbjen e kontakteve me të shumëkërkuarin.
Jeton Lami rezultoi ndër personat e fundit që kishte patur kontakte me Martinajn, e vërtetuar dhe me pamje filmike në një hotel në Durrës. Por që nga gushti dhe deri më tani, Jeton Lami nuk ka pranuar që të flasë.