Connect with us

Aktualitet

Zhdukja e Martinajt, Lala: Prova e vetme është trupi i tij

Gazetarja investigative, Klodiana Lala është shprehur ende nuk ka prova të sigurta që tregojnë se Ervis Martinaj mund të jetë vrarë, por ende ka dyshime. Gjatë fjalës së saj në një intervistë Klodiana Lala tha se vetëm gjetja e trupit të tij, që do ta vërtetonte edhe ADN, do të ishte një provë e sigurt për vrasjen e tij.

Sipas Lalës, “kutia e Pandorës” për zbardhjen e kësaj historie është ish-polici Jeton Lami, i cili e shoqëronte Ervis Martinajn në vende të ndryshme dhe kishte informacion rreth tij, ndërsa komentoi edhe vrasjen e djalit të xhaxhait të tij, Brilant Martinaj.

“Kryeministri mendon se ngjarje të rëndësishme kriminale mund të zgjidhen me 100 ditësha. Martinaj ishte një njeri me rëndësi dhe dispononte resurse të rëndësishme financiare. Që kur ndodhi masakra e ish-bllokut, Martinaj u ekspozua shumë. U ekspozua edhe me shumë me dëshminë e Dumanit. Autoritetet janë shumë larg për zbardhjen e ngjarjes lidhur me zhdukjen e Martinajt. Ka shumë kolegë që thonë se Martinaj është rrëmbyer dhe vrarë, por unë do e thosha diçka të tillë vetëm nëse do të kisha një provë të fortë për këtë gjë. Autoritetet janë larg të siguruarit prova konkrete. Në këtë histori ka pasur aq shumë detaje ku të gjithë pretendonin se dinin gjithçka, por duhet të jemi me këmbë në tokë, kur një eprson zhduket, nuk ka trup, nuk ka krim.

Kundërshtarët e bënë trofeun e tyre dhe i dërguan mesazh Martinajt, që ne të vrasim në derë të shtëpisë. Martinaj çdo ditë që kalon, shanset që ai ta ketë inskenuar ngjarjen, fillojnë e zbehen. Prova e vetme është trupi i Martinajt, nëse nuk kam këtë, e gjithë pjesa tjetër është e pavërtetuar. Martinaj kishte aq shumë konflikte, saqë po të shikosh që makina e autorëve që u gjet e djegur pas vrasjes së Brilantit, shfaqi shumë trazira te bota e krimit në zonë. Jeton Lami mendoj se është Kutia e Pandorës. Pasi për aq kohë sa e shoqëronte, ai di gjithçka për Martinajn, ku e shoqëronte, me kë takohej, etj. Nëse ai pengohet dhe flet, do të ishte një hap i mirë për të zbardhur këtë histori,”- u shpreh Lala.

Advertisement