Connect with us

Shkrime

Zheji, Edi Rama dhe Emiliano Zapata…

Fabula që i ka rezistuar kohës

Nga Artur Nura

Artur Zheji ka bërë sot një shkrim për sulmin me veze që iu bë kryeministrit Rama te cilin e quan një akt simpatik, por vetëm kaq. Por, sipas Zhejit, ato vezë duhet të jenë një sinjal për Ramën, pasi ai ka një problem të madh, që nuk i dëgjon të tjerët. “Ato vezë të hedhura nga studentët simpatikë, janë dhe duhet të jenë, sinjale të rëndësishme dhe direkte për Kryeministrin. Por Zheji qe është brezi i kryeministrit Rama te cilit edhe ja njeh personalisht kontributin ne atehere Institutin e Larte te Arteve dhe ne ardhjen e demokracisë pluraliste ne Shqipëri, duhet te kujtohej për personazhin simpatik te Emiliano Zapatas, lideri i revolucionit fshatar meksikan i cili ne memorien tone kolektive ka mbetur edhe nëpërmjet filmit “Viva Zapata” realizuar me kontributin e shkëlqyer te Marlon Brando dhe Anthony Quinn dhe fenomenit te “rrethit” Â qe shënjon revolucionarin nga sunduesi fenomen qe ky personazh historik e provoi si revolucionar dhe ne fund si “sundues” kur rrethoi rebelin e radhës kundër regjimit. ne rastin shqiptar studentet qe gjuajtën me veze. Pse te mos ketë patur edhe Rama një ndjesi te ngjashme me atë te Emiliano Zapatas, pavarësisht ideologjisë frymëzuese respektive…?

Advertisement