Kosova
ZHGENJIM E PASIGURI/ Philip Reeker flet për pafundësinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Philip Reeker, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se është zhgënjyese se si as pas më shumë se një decade, pas arritjes së Marrëveshjes së Brukselit, gjërat nuk kanë lëvizur ende.
Reeker ka thënë se ka marrë pjesë dhe ka punuar me kolegët e BE-së kur ka përfaqësuar Shtetet e Bashkuara më shumë se një dekadë më parë në dialogun fillestar të BE-së të udhëhequr nga baronesha Catherine Ashton, atëherë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së.
“Është e habitshme të shohësh se më shumë se një dekadë më vonë, gjërat nuk kanë lëvizur më shumë se dikur, dhe kjo është zhgënjyese. Mendoj se do të ishte mirë nëse të gjithë, jo vetëm në rajon, por në të gjithë Evropën, të kuptonin se është koha për të ecur përpara” – deklaroi Reeker në një intervistë për “N1”.
“Keni një komision të ri evropian, keni një administratë të re amerikane, keni një qeveri të re në Mbretërinë e Bashkuar. Mendoj se është koha për të tejkaluar konfliktet e stërzgjatura” – theksoi Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë
Diplomati amerikan është pyetur edhe lidhur me spekulimet se Donald Trump mund të shkurtojë shpenzimet e NATO-s dhe nëse kjo do të ndikojë në misionin e KFOR-it në Kosovë.
Reeker mendon se KFOR-i eshte një mjet shumë efektiv që u krijua me mbështetjen amerikane, udhëheqjen dhe pjesëmarrjen amerikane deri më sot. Por sipas tij ka shume mundesi që administrata e dytë e Trump të shohë sot KFOR-in dhe të thotë: pse po e bëjmë gjithe këtë?… Presidenti I ri amerikan dëshiron të reduktojë dislokimin e trupave amerikane jashtë vendit. Prandaj them, se çfarë do duhet të bëjë rajoni për ne në Shtetet e Bashkuara? Kemi shumë gjëra për të përballuar. Nuk mund të parashikoj saktësisht se si prezenca amerikane ne Rajon do të rishikohet: – deklaroi Reeker.