Connect with us

Pinknews

‘Zhgënjim total, do të fitosh para’, fansat ‘e mbysin’ me komente Arbanën

Pak ditë më parë, në një ceremoni shumë private, Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. Para miqsh, kolegësh e familjarësh, ata i thanë “PO” njëri-tjetrit, në Toskana në Italisë. Për të ftuarit ekzistonte vetëm një rregull: të mos postohet asnjë foto apo video nga dasma, në rrjetet sociale.

Por ndryshe nga dasmorët, duket se ky rregull nuk është mirëpritur nga fansat e Arbnës, të cilët kanë nisur t’i kërkojnë llogari moderatores në fotot e publikuara nga pushimet pas dasmës.

“Zhgënjim total për të gjithë ata që të ndoqën e përkrahën në këto vite, uroj të jesh mirë”, koment të cilin Arbana s’e la pa përgjigje.

“Ata që më duan, më kuptojnë”- ia ktheu ajo.

Gjithashtu Arbana i është përgjugjur edhe një tjetër ndejkësje e cila pretendon se me fotot e dasmës moderatorja po kërkon të përfitojë para.

“Po sikur mos të jeë mi blerta? Po sikur te jene vetem per ne dhe pa asnjë plan? A thu je më rehat”, i përgjigjet Arbana e cila duket e bezdisur.

Advertisement