Kosova
Zhgënjimi i Liqenit të Ohrit
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Akri Çipa, ka thënë se rezultatet e takimit të 18 marsit midis Kosovës dhe Serbisë në Ohër ishin zhgënjyese.
Ai u shpreh se për shkak të angazhimit të madh të partnerëve ndërkombëtarë, rezultati përfundimtar pritej një marrëveshje e pranuar nga të dyja palët.
Sipas Çipës, ajo që është arritur në Ohër mund të përdoret nga Serbia për t’iu shmangur angazhimeve.
Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare më tej ka thënë se nga kjo marrëveshje Kosova ka arritur një gjë pozitive – shmangien e përdorimit të drejtpërdrejt të nocionit Asociacion i komunave me shumicë serbe.
Çipa ka shtuar se marrë parasysh diskriminimin e autoriteteve serbe ndaj komunitetit shqiptar në Serbi, përkatësisht Luginës së Preshevës, lë vend për keqkuptim fakti se si ambasadori i SHBA-së në Beograd nuk e ngreh zërin për këtë çështje.