Connect with us

Aktualitet

Zhvatën qytetarin, nis hetimi për dy mashtruesit

Dy persona po hetohe nga Prokuroria e Durrësit pasi dyshohet se kanë zhvatur një qytetar. Në njoftimin zyrtar, bëhet me dije se P. B., 58 vjeç, banues në Durrës dhe A. T., 57 vjeç, banues në Kashar, janë proceduar në gjendje të lirë dhe po hetohen. Ata i kanë marrë një shumë parash personit të identifikuar me inicialet K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartamenti.

Njoftimi:

U referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. B., 58 vjeç, banues në Durrës dhe A. T., 57 vjeç, banues në Kashar, pasi i kanë marrë një shumë parash, shtetasit K. K., duke e mashtruar për shitjen e një apartamenti.

Advertisement