Aktualitet
Zjarr në fshatin Sovjan, flakët “përpijnë” banesën
Në fshatin Sovjan të Maliqit, një banesë është përfshirë nga flakët, të cilët kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka përfshirë banesën, duke u përhapur në dy dhoma.
Fatmirësisht nuk ka të lënduar. Zjarri është shuar ndërsa policia do të bëjë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të zjarrit.