Connect with us

Kronike

Zjarr në një apartament në Shkodër, dyshimet e para

Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premteje në Shkodër. Sipas informacioneve mësohet se ngjarja ka ndodhur në katin e katër të një pallati në lagjen Parrucë. Ndërkohë mësohet se shtëpia ishte marrë me qira nga një familje me katër anëtarëtë cilët fatmirësisht nuk janë lënduar nga flakët. Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shëkndi elektrike. LAJMI NE PERDITESIM

Një qytetar është asfiksuar si pasojë e tymit të shkaktuar nga flakët që përfshinë apartamentin në katin e katërt të pallatit në Shkodër.  Ai është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Shkodrës ku i është dhënë ndihma e parë. Ndërkohë forcat zjarrfikëse kanë arritur të vënë shuajnë flakët në banesë. LAJMI NE PERDITESIM

Një apartament në katin e katërt të një pallati në lagjen “Parrucë” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm. Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje duke bërë të mundur kështu shuarjen e flakëve që dyshohet se kanë ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike dhe më pas zjarri është përhaur edhe në pajisjet e gazit në banesë. Për shkak të tymit të madh që mbuloi zonën, një qytetar është asfiksuar dhe u dërgua me urgjencë në spitalin e Shkodrës ku iu dha ndihma e parë dhe gjendja e tij paraqitet e stabilizuar.

Advertisement