Connect with us

Aktualitet

Zjarr në Tiranë, merr flakë apartamenti

Digjet një banesë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Një apartament në katet e fundit të pallatit ka marrë flakë, ndërsa zjarri ka dalë edhe jashtë duke djegur edhe tendën e ballkonit. Por jo vetëm kaq, pasi lënda përbërëse e tendës, ka përfunduar edhe në katin e fqinjëve poshtë, duke i vënë zjarrin dhe tendës së tyre

Ndërsa flakët rrezikojnë që të futen edhe në banesë. Deri më tani, nuk dihet nëse ka viktima apo jo, por duket se mungon edhe zjarrfikësja për të shuar flakët. Ndërkohë që nuk ka as një njoftim nga Policia e Shtetit lidhur me ngjarjen, apo për të përcaktuar edhe shkakun e flakëve.

Advertisement