Bota
Zjarre vdekjeprurëse në Rusi, humbin jetën 7 persona
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e.
Zjarret shkrumbuan qindra shtëpi dhe kanë detyruar shumë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre, thanë zyrtarët sot.
Ministri rus i Emergjencave Alexander Kurenkov udhëtoi mëngjesin e sotë në rajonin Kurgan të Rusisë jugore, pranë kufirit me Kazakistanin, për të parë nga afër situatën e zjarreve.
The Kurgan (Muskovia) fire tornado …🤯🤯🤯 pic.twitter.com/RKMQrRaKZk
— 🌻 Fertilizer Finder 🌻 (@ManiacMagic1) May 7, 2023
“Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën në rajonin e Kurganit dhe 14 janë plagosur ”, raportoi agjencia e lajmeve TASS, duke cituar zyrtarë shëndetësorë.
Viktima e shtatë humbi jetën në fshatin Krasni Yar në rajonin Tyumen , ndërsa po përpiqej të shuante zjarrin dhe dy të tjerë u plagosën, raportoi TASS.
Autoritetet hetimore në Kurgan kanë nisur hetimet për shkaqet e zjarrit.