Connect with us

Rajon

Zjarret fatale në Greqi, shkon në 26 numri i viktimave

Situata me zjarret në Greqi vijon të mbetet problematike. Ndërsa zjarrfikësit ndodhen në luftë me flakët, numri i viktimave ka arritur në 26. Gjendja është kthyer në alarmante, zona të mbuluara nga flakët dhe tymi i zi. Autoritet bëjnë apel që qytetarët të largohen nga zonat problematike sa më parë.

Ndërkohë sipas informacioneve, të vdekurit janë gjetur në dy grupe, ndërsa hetimet po vazhdojnë.

Sipas përfaqësuesit të Departamentit të Zjarrfikësve, Yiannis Artopioros, “në një inspektim në vend nga zjarrfikësit në zonën më të gjerë të Avandës, 26 persona që ju përkasin trupave emigrantësh. Duke qenë se prej ditës së djeshme nuk ka asnjë deklarim të zhdukjes, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në vend.

Advertisement