Connect with us

Bota

Zjarret në Hawaii, thellohet bilanci i viktimave

Të paktën 89 njerëz kanë vdekur në zjarret në ishullin Hawaii të Maui, një numër i madh që ka tërhequr kritika për mënyrën se si autoritetet trajtuan një nga fatkeqësitë natyrore më të këqija në historinë e fundit të arkipelagut amerikan.

Zjarret kanë marrë jetën e të paktën 89 personave, siç njoftoi guvernatori i shtetit John Green, duke paralajmëruar se numri i viktimave mund të rritet. “Ne kemi numëruar 89 të vdekur,” tha Green dje pasdite. “Do të vazhdojë të rritet. Ne duam që njerëzit të përgatiten për të”, shtoi ai.

Banorët, ende në gjendje shoku, kanë filluar të shohin shkallën e shkatërrimit në Laheina. “Gjithçka u shkatërrua, gjithçka. Po më thyhet zemra”, thotë 80-vjeçari Anthony Garcia, i cili prej 30 vitesh ka zgjedhur Lahainën si shtëpinë e tij. Rreth tij, të mbijetuarit kërkojnë nëpër hi me shpresën për të gjetur foto ose objekte.

Nga dyqanet, hotelet dhe restorantet që i dhanë karakterin e qytetit turistik me 13000 banorë, nuk ka mbetur pothuajse asgjë. Në këtë peizazh rrënimi, banorët po përpiqen të kuptojnë se si mori këtë përmasa kjo tragjedi. Kështu veproi edhe gjyqësori, duke urdhëruar një hetim për menaxhimin e krizës nga autoritetet lokale. Maui përjetoi ndërprerje të shumta të energjisë gjatë krizës dhe numri i urgjencës 911 ndaloi së punuari në disa pjesë të ishullit, ndërsa sirenat e alarmit të zjarrit nuk u aktivizuan.

 

 

Ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, të ndihmuar nga qen të trajnuar, kanë mbërritur në Maui për të kërkuar viktima.

Advertisement