Connect with us

Aktualitet

Zjarri në Dropull dhe Finiq/ Flakët rrezikojnë zonat e banuara?

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka lajmëruar se zjarri në bashkinë Dropull dhe bashkinë Finiq është vënë në kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banorët dhe banesat në fshatra.

Por në postim gjithashtu thuhet se forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi ekziston ende rreziku për riaktivizimim e vatrave

Helikopteri Cougar vijon punën, ndërsa po ashtu bëhet me dije se pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit.

POSTIMI I PELESHIT

Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren dhe nga ajri ka përmirësim të situatës së zjarrit në fshatin #Grapsh në bashkinë Dropull dhe në fshatin #Kardhikaq në bashkinë Finiq, duke mos shfaqur më rrezik për banorët dhe banesat e fshatrave.

Megjithatë forcat operacionale të Dropullit, Gjirokastrës, Tepelenës, Përmetit, Këlcyrës, Memaliajt, Finiqit, Sarandës, Himarës, Delvinës dhe Konispolit vijojnë punën për shuarjen e zjarrit, pasi rreziku për riaktivizimim e vatrave vijon ende si pasojë e ndryshimit të shpejtesisë së erës.

Forcat e Armatosura dhe helikopteri Cougar vijojnë mbështetjen e tyre, ndërsa janë shtuar në këtë aksion edhe tre mjete zjarrfikëse të FA. Situata po ndiqet nga afër edhe nga zv.ministri i Mbrojtjes, Enkelejd Joti.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile kërkoi edhe mbështetjen e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, nga i cili ofruan ndihmën e tyre tre shtete. Pritet aktivizimi i dy avionëve PZL nga Greqia, si vendi më afër vatrave të zjarrit.

Advertisement