Connect with us

Aktualitet

Zjarri në repartin e Kirurgjisë në Shkodër/ Reagon drejtori i spitalit: Kanë ardhur…

Në lidhje me zjarrin që ka rënë në Spitalin Rajonal të Shkodrës ka reaguar drejtori Senad Halluni dhe kirurgu Gëzim Galiqi.

Halluni deklaroi se zjarri në repartin e kirurgjisë është vënë nën kontroll dhe se po punohet për gjetjen e shkaqeve.

“Rënien në një dhomë të repartit të kirurgjisë zjarr, tek dhoma e mjekut. Është njoftuar në kohë rekord zjarrfikësja e cila ka ardhur menjëherë. Sipas procedurave të sigurimit të pacientëve është bërë transportimi në pjesën tjetër të repartit. Nuk ka asnjë lëndim të të sëmurëve, kanë ardhur të gjithë mjekët dhe është bërë transportimi në pjesën tjetër. Po punohet për gjetjen e shkaqeve. Situata është nën kontroll”, tha Senad Halluni.

Kirurgu Gëzim Galizi u shpreh se gjendja e pacientëve është e mirë dhe se janë tashmë në repartin tjetër të spitalit.

“Gjendja e pacientëve është e mirë, nuk kanë ndonjë sfidë. Ata janë transportuar në kohë në momentin e zjarrit, në anën tjetër të repartit. Situata është e zgjidhur dhe u mirëorganizuar evakuimi i pacientëve”, tha ai.

Rreth orës 18:30, në Spitalin Rajonal Shkodër në katin e dytë, në repartin e kirurgjisë, ka rëne zjarr në një nga dhomat, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike. Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale./tch

Advertisement