Aktualitet
Zjarri në Tiranë, asfiksohet një person nga tymi
Një zjarr është ndezur në një banesë private mesditen e sotme në lagjen Misto Mame në Tiranë. Mësohet se shkaku i zjarrit është për shkak të shpërthimit të një bombole gazi. Ndërkohë që nga tymi, bëhet me dije se është asfiksuar një pjesëtar i familjes.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacion paraprak Më datë 17.09.2023, rreth orës 14:35, në lagjen “Misto Mame”, dyshohet se si pasojë e një defekti në bombulën e gazit, ka rënë zjarr në një banesë private. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses dhe të Policisë, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.