Connect with us

Aktualitet

Zjarri përhapet me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” në Bulqizë

Në rrethin e Bulqizës zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan i cili i shfaq para tre ditës.

Aktualisht janë djegur rreth 10 hektar pyje ahu dhe pisha.

Ndërkohë forcat e shërbimit pyjor dhe atë të zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit por e kanë shumë të vështirë për shkak të terrenit keq, ku e vetmja zgjidhe për shuarjen e zjarrit ngelet vetëm ndërhyrja nga ajri.

Po ashtu një vatër e re zjarri është shfaqur në Val të njësisë administrative Martanesh

Advertisement