Connect with us

Aktualitet

Zjarri te dhoma e pacientëve, reagon spitali i Shkodrës

Spitali i Shkodrës është përfshirë nga flakët mëngjesit e sotëm. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme materiale.

Sipas spitalit, zjarri ra në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë.

Pacientët u evakuuan, ndërsa zjarrfikësit bënë të mundur shuarjen e flakëve.

Pamjet/ Gjithçka e shkrumbuar, çfarë ka mbetur pas zjarrit në spitalin e Shkodrës

Nga pamjet në dhomën ku ra zjarri, duket se ajo është djegur tërësisht.

“Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit, paraprakisht dyshohet aksidental”, njoftoi policia.

Spitali Rajonal Shkodër saktësoi se në orën 6:45, “ka ndodhur një incident, ku ka rënë zjarr në njërën prej dhomave të pacientëve në Shërbimin e Pneumologjisë”.

Pacientët janë evakuuar në kohë dhe nuk ka patur të lënduar, ndërsa zjarri është shuar menjëherë duke mos lejuar përhapjen në dhomat e tjera, thuhet në një njoftim nga spitali.

Sipas të njëjtave burime, shërbimi vijon pa ndërprerje teksa po merren masa për riparimin e ambientit ku ka ndodhur incidenti.

Advertisement