Connect with us

Aktualitet

Zogaj përplaset me Hoxhën: S’jam prokurori i Sali Berishës

Teksa diskutohej mbi masën e sigurisë të SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pati një debat të tensionuar mes dy analistëve Preç Zogaj dhe Artan Hoxha. Ky i fundit e cilësoi Kuvendin “karagjoz” dhe Prokurorinë e Posaçme “një institucion që vepron në bazë të interesave”, duke theksuar se Berisha nuk ka pse të përballet me gjykatësit. Nga ana tjetër Zogaj u shpreh se ish-kryeministri duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të paraqitet sepse kështu funksionon në një shtet demokratik.

Preç Zogaj: Vetëm këtu kam dëgjuar që bëhesh ti vetë Gjykatë Kushtetuese, mendon ti se kjo është Kushtetuta…

Artan Hoxha: Personi i prekur në radhë të parë është Kuvendi, po ngaqë s’ka dinjitet nuk përfshihet…

Preç Zogaj: Ti mund të thuash natë ditë që unë po respektoj Kushtetutën, por kundrejt një vendim gjykate, duhet të jetë Gjykata Kushtetuese, pra nuk mund të referosh veten tënde.

Artan Hoxha: Të pazakonshmit bëjnë dhe akte rezistence dhe pranojnë dhe kostot. Njerëzit e zakonshëm nuk pranojnë kosto dhe nënshtrohen.

Preç Zogaj: Ka një absurditet në Shqipëri që i quajnë gjërat të panatyrshme, nuk është e natyrshme, këtu hetimi i ish-Presidentit është një normë ku sundon ligji dhe ku askush s’është mbi ligjin.

Artan Hoxha: Parlamenti më karagjoz nuk ka ku bëhet, karagjoz 24 karat! Nuk mbron dinjitetin e vet

Preç Zogaj: Disa kohë nuk gjendej Sali Berisha, po bëhej komike kjo. Nuk e gjenin…

Artan Hoxha: Ai 24 orë para syve të gjithë shqiptarëve, ata se gjenin dot ata…Donin t’ju shkonte atje në zyrë.

Preç Zogaj: Tani po kërkohet rruga se si i bëhet që ish-Presidenti të takohet me gjykatësit, se kjo është një betejë që nuk zhvillohet as në studio, as në foltore.

Artan Hoxha: Po pse duhet të shkojë Sali Berisha te gjykatësit, ka avokatët, shkojnë ata. Pse duan ta çojnë me zor këta, ku e gjetën të drejtën ta çojnë me zor?

Preç Zogaj: Është personi që duhet paraqitur.

Artan Hoxha: Për çfarë, për apel? Unë nuk e di si i pranoni kaq kollaj idiotizmat.

Preç Zogaj: Kush është idiotizëm?

Artan Hoxha: Vendimet e gjykatës janë idiotizma. Meqënëse nuk vijnë nga injoranca, vijnë nga interesi.

Preç Zogaj: Duhet të shkosh t’i sfidosh aty përballë.

Artan Hoxha: Duan që atë njeri ta pengojnë, ta thyejnë, është e qartë fare!

Preç Zogaj: Drejtësia ka hapur disa çështje, nuk është i vetmi ndaj të cilit po kryhen hetimet.

Artan Hoxha: Rrugën me avokatë po e bën ai. Ju nuk doni ta pranoni që kjo gjykatë po vepron politikisht.

Preç Zogaj: Ore do t’i thuash të pushojë apo jo? Kemi ardhur të bëjmë me një bisedë. Me kë po flet ti njëherë, unë kam një mendim timin.

Artan Hoxha: Po flas me të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga unë.

Preç Zogaj: Unë s’jam as avokati i Sali Berishës, as prokurori e as gjykatësi. Për fat s’jam asnjëri.

Advertisement