Connect with us

Rajon

“Zonja Osmani nga Kosova” merr shuplakë në NATO

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkovic, ka thënë qe është e qartë se Vjosa Osmani “nuk ka kaluar mirë” në bisedat me përfaqësuesit e NATO-s në Bruksel, ku asaj i është thënë qartë se Forcat Speciale të Policisë nuk mund të shkojë në veriun e Kosovës.

“Kështu që në gjendje paniku dhe pafuqie ajo iu drejtua edhe një herë gënjeshtrave dhe teorive konspirative, duke akuzuar Beogradin për gjithçka e për çdo gjë, prandaj edhe një here doli si joserioze dhe qesharake” – deklaroi Petkovic

Ai po ashtu theksoi se Osmani, e udhëhequr nga bindja se duhet të gënjehet sa më hapur që gënjeshtra të kalojë si e vërtetë, është mashtruar, sepse e ka lejuar veten të mendojë se po bisedon me njerëz të painformuar dhe sylesh në Bruksel, të cilët, megjithatë, e shohin qartë situatën në Kosovë dhe pa dilemma, kurse në Prishtinë e njohin se kush eshte fajtori për destabilizimin në terren.

Petkovic tha gjithashtu se përpjekja e Prishtinës për të gjetur alibi për tentativën e spastrimit etnik të serbëve nga Kosova në “ndikimin malinj të Beogradit” nuk mund të shkojë më askund.

“Këtë Osmani e mësoi menjëherë – nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s duke i dhënë asaj një leksion në një konferencë për shtyp, ku ajo u prezantua si “Zonja Osmani nga Kosova” dhe ku iu tha qartë se Policise do ti thuhet Stop dhe nuk mund të shkojë në Veri” – u shpreh Petkovic

Ai kujtoi se në mars të vitit 2004, NATO-ja dëshmoi mizorinë dhe paskrupulltizmin e shovinizmit të madh shqiptar në Kosovë dhe shtoi se është i bindur se askush, as në Bruksel, nuk i shikon me simpati përpjekjet e Kurtit dhe bashkëpunëtorëve të tij ideologjikë për të provokuar një përsëritja e pogromit të marsit dhe një luftë e re në Ballkanin Perëndimor.

Advertisement