Connect with us

Kosova

Zoti NEVERIA/ Ja pse ambasadori amerikan në Beograd po mbron Vuçiçin

Politikani serb Nikola Sanduloviç tha se deklaratat e Christopher Hill, ku eshte shprehur se Serbia është pranë anëtarësimit në NATO, janë tepër të pamatura në aspektin diplomatik.

Ai u shpreh se në të njëjtën ditë që u dha kjo deklaratë, Serbia ka valëvitur flamujt rus para objektit ushtarak të bombarduar në Beograd.

Sipas Sanduloviç, deklarata e Hill i ka shkaktuar dëm jo vetëm Ballkanit por edhe vendit të tij, pasi sipas politikanit, politika që po ndjek Serbia, i shërben Rusisë.

“Është absurde dhe është kaq e pamatur diplomatikisht, që një njeri pas kaq shumë vjetësh diplomacie aktive në një vatër krizash, siç ka qenë këtu në Ballkan, e në veçanti ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ka marr pjesë aktivisht, ai jep një deklaratë të tillë se Serbia do të hyjë në NATO. Ndërsa po të njëjtën ditë, Serbia valvit flamujt rus para objektit ushtarak të bombarduar në Beograd, lëshon muzikë ruse dhe thotë se NATO-ja është armiku ynë, siç deklaron edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Daçiç, se ai jeton vetëm për kohën se nje dite do tja ktheje mbrapsht NATO-s, bombat që i ka dërguar Serbisë gjate luftes se shperberjes se ish Jugosllavise” – theksoi Sanduloviç

Sipas tij, është bërë tejet neveritëse të komentohen të gjitha deklaratat e ambasadorit amerikan ne Beograd, teksa ai mbështet Serbinë absolutisht në gjithcka qe ajo bën.

“Hill na ka shkaktuar dëme kolosale me ate deklaratë, madje jo vetëm ne këtu në Ballkan, por mendoj se po ashtu i ka shkaktuar dëme të pariparueshme vendit të tij” – deklaroi Sanduloviç.

Advertisement