Bota
Zuckerberg vendos: Jo më lajme në Facebook
Nuk ka pse të ketë më lajme në facebook
Këtë e ka kuptuar edhe Mark Zuckerberg, “manjati” i Facebook-ut… përdoruesit e rrjetit të tij social nuk janë veçanërisht të interesuar për të lexuar lajme nga bota, por për përmbajtje të tjera, veçanërisht për video të shkurtra.
Prandaj, duke filluar nga viti 2023, Facebook do të çinstalojë shërbimin “Instant Articles” nga aplikacioni i tij, i lançuar në vitin 2015, i cili ju lejon të aksesoni shpejt faqet e internetit që postojnë lajme, pa hapur një shfletues nga smartphone ose tableti juaj.
“Aktualisht, më pak se 3% e asaj që njerëzit në mbarë botën shohin në burimin e Facebook janë postime me lidhje me artikujt e lajmeve”, konfirmoi zëdhënësi i Meta, Erin Miller.
“Qepenat e ulura” nga Facebook për botën e lajmeve, përfaqësojnë një goditje të rëndë veçanërisht për gazetat në mbarë botën, të cilat, deri dje të shtypura në versionin në letër, kërkuan dëshpërimisht një rihapje përmes faqeve të tyre online, falë ‘dashamirësisë’ së Facebook.
“Nuk ka kuptim të investosh në fusha që nuk përputhen me preferencat e përdoruesve” – thonë nga Meta, e cila po planifikon të transformojë shumë nga veçoritë e Facebook, duke shkuar në stilin e Tik-Tok, aktualisht media sociale pas së cilës shkojnë shumica, sidomos të rinjtë.