Connect with us

Bota

Zyrtari jo-binar i Joe Biden akuzohet se ka vjedhur…

Sam Brinton një nga njerëzit jo binarë (dmth. njerëz me çfarëdo identiteti gjinor që nuk është ekskluzivisht mashkullor apo femëror) që është emëruar në poste kyçe nga asministrata e presidentit te SHBA- Joe Biden akuzohet për vjedhjen e një valixheje në aeroport.

Brinton, i cili mban pozicionin e ndihmës sekretarit për karburantin e shpenzuar dhe asgjësimin e mbeturinave në Agjencinë e Energjisë Bërthamore të Departamentit të Energjisë së SHBA-së, është pezulluar për shkak të akuzës për vjedhje.  Zyrtari dhe aktivisti i komunitetit LGBTI+ akuzohet se më 16 shtator vodhi valixhen e shtrenjtë të një gruaje nga aeroporti i Minneapolis e zbrazi dhe më pas e përdori atë në udhëtimet e tij për një muaj.

Sipas grip.ie, duke cituar prova nga shkresat e çështjes, bagazhi i gjetur në rrethana të dyshimta në duart e 34-vjeçarit ishte i markës Vera Bradley dhe çmimi i saj i kalon 2300 dollarë. Kur policia kontaktoi Brinton gati një muaj pas incidentit, ai fillimisht mohoi të kishte marrë valixhen, duke këmbëngulur se rrobat brenda ishin të tijat.

Po t’ia kisha marrë valixhen dikujt, do të isha shumë i lumtur t’ia ktheja, por rrobat e askujt tjetër nuk i kam në posedim. Kur hapa valixhen ishin vetëm gjërat e mia ”, tha ai fillimisht në polici.

Por dy orë më vonë dhe pasi i mendoi gjërat, ai thirri autoritetet dhe tha se nuk ishte plotësisht i sinqertë me ta. Ai ka pranuar se ka marrë valixhen e një personi tjetër, por ishte një keqkuptim. Ai pretendoi para autoriteteve se e kuptoi që bagazhi nuk ishte i tij kur arriti në dhomën e hotelit dhe e hapi atë, ndërs au justifikua se në atë kohë ishte i “rraskapitur” dhe nuk mendonte shumë qartë.

Pak ditë më vonë, gjatë dy udhëtimeve të tij në Uashington më 18 shtator dhe 9 tetor, kamerat e aeroportit regjistruan 34-vjeçarin duke përdorur të njëjtën valixhe.

Advertisement