Connect with us

Kosova

Zyrtarja e lartë amerikane ka një paralajmërim për Kosovën e Serbinë

Nënsekretarja e Shtetit amerikan, Victoria Nuland i ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet dhe të nisin zbatimin e zotimeve të bëra në Ohër. Kështu është shprehur sot Nuland pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“E lumtur të mirëpres mikun e vjetër, emisarin special të BE-së, Miroslav Lajçak. Kërkojmë nga Kosova dhe Serbia që të shtensionojnë situatën menjëherë dhe të fillojnë implementimin e zotimeve të Ohrit. Ne vazhdojmë të përkrahim planin trepikësh të BE-së, si rrugëdaljen më të mirë nga kriza”, ka shkruar ajo në Twitter.

Advertisement