Politike
“106 mijë € shpenzime mjekësore”/ Dosja e SPAK: Meta-Kryemadhi paguan…
Në dosjen e SPAK, për hetimet e çiftit Meta-Kryemadhi jepen me detaje edhe shumat e parave që të dy nuk kanë deklaruar për shpenzimet mjekësore ndër vite. Në dosje, thuhet se Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi nuk kanë deklaruar shpenzimet mjekësore të kryera gjatë periudhës 2013-2019, në një vlerën totale prej 106.125 Euro. Nga kjo shumë totale, 86.891 Euro janë paguar cash, ndërsa diferenca, 19.234 është paguar përmes llogarive bankare.
Në dosjen e SPAK, thuhet se Meta dhe Kryemadhi nuk i kanë deklaruar këto pagesa me vetëdije, pasi nuk justifikonin burimin e këtyre parave. SPAK i referohet edhe një ndërhyrje kirurgjikale të Kryemadhit në spitalin shtetëror të San Marinos në datat 27 maj 2019 deri në datën 04 qershor 2019 në vlerën 11.351 Euro. Po ashtu SPAK thotë se Kryemadhi me dashje e ka copëtuar pagesën në dy pjesë, duke bërë paguar 6.351 Euro me kartë krediti dhe 5.000 Euro Cash, për të humbur gjurmët pasi pasi nuk justifikonte burimin e parave.
“Organi i akuzës ka arsyetuar se duke u nisur dhe nga pozicioni i punës së tyre, rezulton se personat nën hetim e dinë ligjin, dhe e kanë ditur detyrimin e tyre për të bërë deklarim të saktë, por nuk e kanë bërë, për shkak se kanë pasur mungese fondesh të ligjshme në qarkullim. Jo vetëm kaq, por fakti që Monika e ka copëzuar transkasionin monetar të shërbimit mjekësor që ka marrë në vlerën 11.351 Euro, duke paguar 6.351 Euro me kartë krediti dhe 5.000 Euro Cash, në një vlerë më të lartë se vlerat për të cilat kanë detyrimin për deklarim që gjithsesi nuk e ka deklaruar, çon në konkluzionin se deklarimi i rremë është bërë me dashje, me qëllim që të mos deklarojë burimin e shumës prej 5.000 Euro të paguar Cash, e cila dyshohet se është siguruar me burime jo të ligjshme…
Nuk kanë deklaruar as llogarinë Bankare dy emërorë në emër të përbashkët të Era Metajt dhe Fatime Kryemadhit, e cila është çelur në vitin 2018-2022, dhe që ka patur gjendje një shumë të konsiderueshme monetare prej rreth 100.000 Euro të depozituara Cash”, thuhet në dosjen e SPAK.
Shpenzimet që nuk kanë deklaruar çifti Meta-Kryemadhi:
Ilir Meta
7.341 Euro shpenzuar në klinikën Konfraternitat (Austri) në vitin 2013
7.984 Euro shpenzuar në Lanserhof (Austri), në vitin 2014, paguar fillimisht nga Mirza Alibegaj
4.359 Euro shpenzuar në Lanserhof në vitin 2015
Monika Kryemadhi
10.375 Euro-shpenzuar në Lanserhof (Austri) në vitin 2014
11,563 Euro shpenzuar në spitalin në San Marino në vitin 2015
13.244 Euro shpenzuar në Lanserhof në vitin 2015
13.133 Euro shpenzuar ne Lanserhof në vitin 2017
5.000 Euro paguar cash në vitin 2019
Bora Meta
8.114 Euro shpenzuar në klinikën Konfraternitat (Austri) në vitin 2013
7.258 Euro shpenzuar në Lanserhof në vitin 2013
3.509 Euro shpenzuar në Lanserhof në vitin 2015
10,245 Euro – shpenzuar në spitalin shtetëror të San Marinos në vitin 2016
4000 Euro shpenzuar në klinikën private “Casa di Cura Privata Domus Medica” në datën 28 Maj 2019
Totali për periudhën 2013-2019 në vlerën 106.125 Euro nga të cilat 86.891 Euro janë paguar cash.