Connect with us

Bota

14 jetë të humbura, Republika Çeke mban zi për viktimat në universitetin e Pragës

Republika Çeke po mban sot zi kombëtare në nderim të të vrarëve gjatë të shtënave në universitetin e Pragës.

Flamujt janë ulur në gjysmështizë ndërsa kambanat në kishat në mbarë shtetin ranë në të njëjtën kohë, në mesditë.

Qirinj të shumtë u ndezën në një memorial të improvizuar në nderim të viktimave para ndërtesës së universitetit.

Qytetarë të shumtë kanë vendosur lule dhe qirinj para ndërtesës së Fakultetit të Filozofisë në Universitetin e Pragës në Republikën Çeke.

Në katedrelen St Vitus në Pragë, më e madhja në vend, u mbajtë një meshë në kujtim të viktimave. Në meshë morën pjesë edhe Presidenti Petr Pavel dhe kryetarët e dy dhomave të parlamentit çek.

14 persona u vranë gjatë të shtënave në Fakultetin e Arteve në Pragë, të enjten. 25 persona u plagosën, përpara se autori të vriste veten. Policia dhe hetuesit thonë se kanë të dhëna se 24 vjeçari kishte vrarë më herët, po të enjten, babanë e tij ndërsa javën e shkuar kishte vrarë një burrë dhe një fëmijë në Pragë.

Autoritetet kanë nisur të bëjnë publik emrat e viktimave. Mes tyre janë një profesor dhe një studente e universitetit.

Autori ishte çek dhe student i arteve. Hetuesit besojne se ai ka vepruar i vetëm, por shkaqet që e çuan në kryerjen e këtij akti mebten ende të paqarta.

Advertisement