Kosova
16 modele në tavolinë/ Lajçak: Kosova s’duhet të ketë frikë
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk e dobëson funksionalitetin e shtetit të Kosovës. Në një intervistë ai ka deklaruar se Asociacionin, Kosova duhet ta shoh si obligim dhe si ndërtim i mirëbesimit të serbëve të Kosovës dhe Qeverisë e jo si kërcenim apo dënim.
Sipas tij, janë 16 modele ekzistuese funksionale që mund të shihen si modele për të drejtat e minoriteteve, ndërsa ka thënë se të gjitha janë në përputhje me standardet evropiane.
“Po flasim me partnerët tanë për modele ekzistuese që po forcojnë funksionalitetin e shteteve dhe jo dobësimin, prandaj mendojmë se s’duhet që Kosova të ketë frikë. Askush s’ka për interes të dobësojë funksionalitetin e saj”.