Kronike
18-vjeçari kishte 4 ditë që kishte marrë patentën, detaje nga ngjarja e rëndë në Lalëz
Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua mbrëmjen e sq dielës në afërsi të Gjirit të Lalzit, ku një automjet përplasi për vdekje një 8-vjeçare sllovene.
E mitura mësohet se kishte ardhur në vendin tonë së bashkë me prindërit për pushime të cilat u kthyen në tragjedi.
Pas aksidentit policia ka ndaluar drejtuesin 18-vjeçar të mjetit Genci Gjura. I riu u arrestua me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Mësohet se 18-vjeçari kishte vetëm 4 ditë që ishte pajisur me patentë, çka duket se kjo ka qenë arsyeja kryesore që ai nuk ka mundur të manovrojë dhe për pasojë ka përplasur 8 vjeçaren.
Me tej bëhet me dije se vogëlushja ishte në praninë e prindërve kur ka ndodhur aksidenti. Ata kishin ndaluar makinën për të bërë blerje në market dhe kishin dërguan vajzën për të blerë ndërsa kanë qëndruar në makinë. Në momentin që po kalonte rrugën, 8-vjeçarja është përplasur nga automjeti.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas- Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”, njoftoi policia lidhur me ngjarjen e rëndë.