Connect with us

Kronike

2 vajza nga Uganda prostituonin në Fier, zbulohet lokali në Mbrostar. Arrestohen edhe 3 tutorët (EMRAT)

Një vatër prostitucioni është zbuluar në Mbrostar të Fierit, ku janë arrestuar 5 persona. Dy vajza nga Uganda ushtronin aktivitetin e prostitucionin në një lokal, ndërsa 3 personat e tjerë janë organizatorët.
Ata janë Osjon Puka 29 vjeç, Klodjana Haskasa 24 vjeçe dhe Orkida Gajo 32 vjeç. Ndërsa prostitutat nga Uganda, gjithashtu të arrestuara, janë Ruth Mutesi 24 vjeçe dhe Shaluëah Nalutaaya 22 vjeçe. Nga hetimet ka rezultuar se vajzat nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime në këtë lokal, por ushtronin dhe prostitucion.

Njoftimi i Policisë së Fierit:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Prive”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, pas një hetimi të kryer për rreth 7 muaj, në drejtimin e Prokurorisë. Zbulohet një lokal në Mbrostar, ku ushtrohej prostitucion. Arrestohen 5 shtetas. Sekuestrohen shuma parash në valuta të ndryshme të përfituara nga kjo veprimtari, 2 armë të ftohta dhe 1 automjet. Nga hetimet ka rezultuar se në një lokal në Mbrostar, ku shtetaset nga Uganda ishin punësuar për të performuar kërcime, ato ushtronin dhe prostitucion. Organizatorë të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale janë 3 shtetasit shqiptarë, në rolet e rekrutuesve dhe administratorëve. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Advertisement