Connect with us

Kronike

2 vjet “punë”! Goditet grupi shqiptar, rrisnin kanabis brenda një magazine në Valencia

Policia spanjolle ka “goditur” një grup kriminal që operonte në provincën e Valencias. Gjatë aksionit u sekuestruan mbi 400 bimë kanabisi dhe në pranga përfunduan 2 shqiptarë, të paidentifikuar me emër. Një nga të arrestuarit, me precedentë penalë për vepra të ngjashme, kishte edhe urdhër dëbimi nga Spanja.

Përveç shqiptarëve të arrestuar, sipas mediave vendase, 2 të tjerë janë nën hetim pasi dyshohet se janë bashkëpunëtorë me shqiptarët.

Hetimet filluan kur Njësia e Drogës dhe Krimit të Organizuar (UDYCO) e Brigadës së Policisë Gjyqësore Provinciale të Valencias mësoi se një organizatë kriminale ishte e angazhuar në kultivimin e kanabisit në zonën e tyre. Grupi kishte marrë me qera një magazine industriale që në vitin 2023, por duke përdorur emrin e një personi tjetër që nuk kishte lidhje me grupin.

Pas dyshimeve të para, agjentët e Policisë vëzhgonin nga jashtë sesi futeshin dhe dilnin anëtarët e grupit që kujdeseshin për bimët; ndërsa momentin që u futën brenda zbuluan plantacionin

Advertisement