Kronike
20 vjeçari shqiptar qëllohet brenda në banesë, vdes në spital
Një shqiptar është ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta. Bëhet fjalë për një 20 vjeçar i cili vdiq gjatë transportit për në spital pasi u plagos me armë zjarri brenda një shtëpie në provincën e Piacenzas në Itali. Brenda shtëpisë ndodhej një person tjetër tjetër, i cili qëndroi i bllokuar në banesë për disa orë para se të dorëzohej dhe të hapte derën për policinë. Ngjarja është shënuar në orët e vona të pasdites së 2 qershorit në në Ponte dell’Olio, në provincën e Piacenzas në Itali.Ekipet e shpëtimit ndëhynë për të shpëtuar jetën e djalit por ishte e pamundur. Ndërkohë në orët e vona të mbrëmjes personi që u gjet në banesë me 20 vjeçarin është shoqëruar në paraburgim. Burri ishte në shtëpi me të i cili më pas u barrikadua në shtëpi kur mbërriti policia dhe doli vetëm në orët e vona të mbrëmjes. Lajmi në përditësim