Connect with us

Politike

‘200 mln lekësh…’/ Deklarata e Ibrahimaj që çoj në shkarkimin e saj?

Sot, kryeministri Edi Rama ka hedhur firmën për shkarkimin për ministren e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Vendimi për shkarkimin u konfirmua sot, në një mbledhje të Këshillit të Ministrave, ku detajet janë të cunguara.

Në fakt ajo që sot u “shit” si shkarkim, në fakt është një dorëheqje, e zvarritur prej kohësh nga ana e kryeministrit Edi Rama. Por që nga e premtja e shkuar, më në fund Rama e mori sot vendimin për të lënë pas një nga bashkëpunëtoret e tij që në vitin 2021. Por të premtën ndodhi gjithçka, vetëm disa orë nga një deklaratë që bëri nga seanca e fundit në Kuvend.

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj, tashmë një “ish”, foli për pagesat e tre incineratorëve duke hequr përgjegjësinë nga blloku i financave të vendit që ajo drejton.

“Po deformohet opinioni publik. Nuk paguhet asnjë para nga buxheti i shtetit për impiantet e trajtimit të mbetjeve të Elbasanit e Fierit. Ndërsa për impiantin e Tiranës është një fond në buxhetin e shtetit prej 200 milionë lekësh, fond kontigjence në rast të paaftësisë paguese të bashkisë së Tiranës. Kjo është transparente. E mora fjalën për të sqaruar opinionin publik. Nuk është e drejtë të goditet vendimmarrja e qeverisë në mënyrë të tillë,”-tha Ibrahimaj.

Kaq tha Ibrahimaj, e në fund dëshira e saj duket se u plotësua. Të nesërmen letra e saj e dorëheqjes u firmos nga Rama, por mesa duket me një kusht…të “shitet” si shkarkim. Ndërkohë që vendimi është marrë, ende nuk ka një reagim nga ministrja, për të dhënë edhe ajo versionin e saj që me shumë gjasa nuk do të ndodhë. Siç nuk ka ndodhur me asnjë prej të shkarkuarve të tjerë. Të paktën, Ibrahimaj kishte ‘privilegjin’ që të mos e merrte vesh nga mediat, apo nga rrjetet sociale të kryeministrit Edi Rama./dosja.al

Advertisement