Connect with us

Politike

Mblidhet asambleja e PS-së në Vlorë, sot përcatohet kandidati për kryetar bashkie

Përfundon votimi në asamblenë e PS-së në Vlorë, kush është diplomati që do kandidojë për kryetar bashkie

Asambleja e PS në Vlorë ka votuar ditën e sotme mes dy kandidatëve për kryetarë bashkie, Ermal Dredhës dhe Fate Velaj. Pas votimit, mësohet se fitues është Ermal Dredha, i cili do të kandidojë për Bashkinë e Vlorës nën siglën e PS. Dredha mori 199 vota, ndërsa Velaj 50 vota. 1 votë u shpall e pavlefshme.

Aktualisht, Dredha mban postin e ambasadorit të Shqipërisë në Emiratet e Bashkuara Arabe. Dredha ka një karrierë të pasur në diplomaci. Ai ka shërbyer si Konsull i Përgjithshëm i Shqipërisë në Bari, Itali. Dredha do të kandidojë në vendlindjen e tij, ndërsa më herët postin e kryebashkiakut të Vlorës e ka mbajtur edhe i ati i tij, Neki Dredha, konkretisht në vitet 1998-2000.

….

Kryeministri Edi Rama është ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku ka marrë në pjesë në Asemblenë e Partisë Socialiste dhe më pas do të marrë pjesë edhe në aktivitetin e 100 vjetorit të themelimit të klubit të “Flamurtarit”.

Mësohet se në Asamble sot me një votim të fshehtë do të përcaktohet kandidati për kryetar bashkie në zgjedhjet e “14 Majit”, mes Fate Velaj dhe Ermal Dredhës.

Po ashtu bëhet me dije se Rama ka ngritur tonet gjatë diskutimit me deputët e këtij qarku për fushatën që ata bënë për kandidat për kryetar bashkie.

Ndërkohë Rama ka mbështetur punën e deritanishme të bërë nga prefekti Flamur Mamaj.

Advertisement