Connect with us

Sport

Champions League zhvilloi tetë ndeshje mbrëmjen e djeshme

Champions League zhvilloi tetë ndeshje mbrëmjen e sotme. Gjithçka për raundin e pestë të ndeshjeve në grupe nisi më 18:45, aty ku Shakhtar mundi 1-0 Antwerp, ndërsa Lazio fitoi 2-0 kundër Celtic në Romë. Në 21:00 fituan Dortmund, City, Barcelona e Atl. Madrid. Këtë mbrëmje pesë skuadra kanë marrë biletën e kualifikimit për në 1/8 e Champions League. Nga grupi E, Atl. Madrid dhe Lazio kalojnë më tej, ndërsa në grupin F Dortmundi ia ka dalë të jetë në 1/8. Edhe Leipzig i është bashkuar Cityt në grupin G me një biletë për në 1/8 e Ligës së Kampioneve. Në grupin H Barcelona pas fitores 2-1 me Porton ka kaluar më tej.

Tanimë skuadrat që kanë një biletë për në 1/8 e Champions deri në këtë fazë janë: Bayern Munich, Real Madrid, Real Sociedad, Inter, Atl. Madrid, Lazio, Dortmund, Man. City, Leipzig dhe Barcelona.

Në stadiumin e Hamburgut, Shakhtar Donetsk fitoi 1-0 kundër Antwerpit. Në fushë për belgët ishte edhe Arbnor Muja, sulmuesi anësor i Kombëtares që u ndëshkua me kartonin e kuq. Sfida nisi menjëherë me gol, pasi ishte Matviyenko që pas vetëm 12 minutave lojë kaloi në epërsi ukrainasit, me golin që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve. Muja u ndëshkua me dy kartona të verdhë, në minutat 90+4 dhe 90+7 për të dalë jashtë. Shakhtar me nëntë pikë mban vendin e tretë, duke qenë në garë me Barcelonën dhe Porton për të kaluar grupin. Nga ana tjetër Antwerp i ka dhënë lamtumirën eventit pasi ka vetëm zero pikë dhe një ndeshje për të luajtur.

Në stadiumin “Olimpik” të Romës, Lazio fitoi 2-0 kundër Celtic për grupin E të Ligës së Kampioneve. Përballja për djemtë e Sarrit nuk ishte e lehtë, paçka se golat u shënuan në fund. Duhej kapiteni Immobile që të merrte për dore zonjën e tij, me golat në minutat 82 dhe 85. Hysaj qëndroi në stol. Me 10 pikë, Lazio kalon më tej.

Barcelona fitoi 2-1 kundër Portos në Spanjë për grupin H të Champions League. Tanimë katalanasit kalojnë në 1/8 e Champions League, teksa në ndeshjen e fundit Porto dhe Shakhtar përballen direkt mes tyre. Sfida në Spanjë u zhbllokua me golin e Pepe në minutën e 30-të, teksa portugezët kaluan të parët në avantazh. Duhej Cancelo me një gol të bukur në të 32 minutë për ekuilibrat. Në pjesën e dytë ishte Joao Felix me golin e tij që i dha tri pikë Barçës për kalimin në turin e 1/8 edhe pse një ndeshje nga fundi i grupeve.

Në “San Siro” Milani u mund 1-3 nga Dortmundi në grupin F të Champions League. Për raundin e pestë të ndeshjeve, kuqezinjtë tanimë e kanë “malore” për t’u kualifikuar pasi ndeshjen e fundit e luajnë kundër Newcastle në Angli. Sfida në Milano nisi me shpejtësi, ndërsa Giroud humbi 11 metërshin për vendasit. Vetëm katër minuta më vonë, Reus shënoi për Dortmundin nga penalltia. Në të 37 minutë Chukueze shënoi për 1-1.

Në pjesën e dytë ishte Gittens në minutën e 59 që kaloi në epërsi verdhezinjtë, teksa Adeyemi në minutën e 69 vendosi shifrat në 1-3. Me këtë sukses Dortmundi kalon më tej në 1/8 e Champions, duke mbajtur vendin e parë me 10 pikë. Milani me pesë pikë është në vendin e fundit, aq sa ka edhe Newcastle.

Champions Leagu – raundi 5:

Grupi E

18:00 Lazio 2-0 Celtic (Immobile 82′, 85′)

21:00 Feyennord 1-3 Atletico Madrid (Uieffer 77′ / Geertruida 14′ (og), Hermoso 57′, Gimenez 81′ (og))

Grupi F

21:00 Milan 1-3 Dortmund (Chukueze 37′ / Reus 10′, Gittens 59′, Adeyemi 69′)

21:00 PSG 1-1 Newcastle (Mbappe 90+8′ / Isak 24′)

Grupi G

21:00 Manchester City 3-2 Leipzig (Haaland 55′, Foden 70′, Alvarez 87′ / Openda 13′, 33′)

21:00 Young Boys 2-0 Crvena Zvezda (Nedeljkovic 8′ (og), Blum 29′)

Grupi H

18:45 Shakhtar 1-0 Antwerp (Matviyenko 12′)

21:00 Barcelona 2-1 Porto (Cancelo 32′, Joao Felix 57′ / Pepe 30′)

Renditja:

VIDEO/ Barcelona përmbys 2-1 Porton, katalanasit kalojnë në 1/8 e Champions League

Barcelona fitoi 2-1 kundër Portos në Spanjë për grupin H të Champions League. Tanimë katalanasit kalojnë në 1/8 e Champions League, teksa në ndeshjen e fundit Porto dhe Shakhtar përballen direkt mes tyre. Sfida në Spanjë u zhbllokua me golin e Pepe në minutën e 30-të, teksa portugezët kaluan të parët në avantazh. Duhej Cancelo me një gol të bukur në të 32 minutë për ekuilibrat. Në pjesën e dytë ishte Joao Felix me golin e tij që i dha tri pikë Barçës për kalimin në turin e 1/8 edhe pse një ndeshje nga fundi i grupeve.

VIDEO/ Milani e bën dramë në ‘San Siro’, Dortmund e mposht 1-3 dhe kalon më tej! Kuqezinjtë finale kundër Newcastle


Në “San Siro” Milani u mund 1-3 nga Dortmundi në grupin F të Champions League. Për raundin e pestë të ndeshjeve, kuqezinjtë tanimë e kanë “malore” për t’u kualifikuar pasi ndeshjen e fundit e luajnë kundër Newcastle në Angli. Sfida në Milano nisi me shpejtësi, ndërsa Giroud humbi 11 metërshin për vendasit. Vetëm katër minuta më vonë, Reus shënoi për Dortmundin nga penalltia. Në të 37 minutë Chukueze shënoi për 1-1.Në pjesën e dytë ishte Gittens në minutën e 59 që kaloi në epërsi verdhezinjtë, teksa Adeyemi në minutën e 69 vendosi shifrat në 1-3. Me këtë sukses Dortmundi kalon më tej në 1/8 e Champions, duke mbajtur vendin e parë me 10 pikë. Milani me pesë pikë është në vendin e fundit, aq sa ka edhe Newcastle.

Sport

VIDEO/ Një gol dhe pesë asiste në një ndeshje, Messi shkruan një faqe të re në historinë e futbollit

Lionel Messi vazhdon të shkruajë historinë e futbollit botëror, ndërsa tashmë është duke lënë gjurmë në edhe në kampionatin amerikan, MLS.

Vetëm gjatë një ndeshje, atë të Inter Miami ndaj New York Red Bulls, që përfundoi me fitoren 6-2 të vendasve, sulmuesi argjentinas shënoi një gol dhe dhuroi pesë asiste, duke u bëri i pari lojtar që e arrin një statistikë të tillë në futbollin profesionist.

Lionel Messi është bërë i pari lojtar në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola +asist (833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje), ndërsa sa i përket vitit 2024 në 11 ndeshje argjentinasi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asiste./ Supersport

Continue Reading

Sport

VIDEO/ Real Madrid shkëlqen ndaj Cadiz, afrohet edhe më shumë me titullin

Real Madrid fitoi 3-0 ndaj Cadiz, në ndeshjen e vlefshme për La Liga. Los Blancos vendosën ndeshjen vetëm në pjesën e dytë, me mysafirët që rezistuan 45 minuta.

Diaz zhbllokoi takimin, ndërsa Bellingham dhe Joselu ndezën akoma më shumë festën në shkallët e stadiumit. Me këtë rezultat, madrilenët vazhdojnë të marshojnë drejt titullit kampion.

Continue Reading

Sport

UEFA bën Silvinjon me dhimbje koke para Europianit/ Ia ul të gjithë në stol, por e lë të zgjedhë sa lojtarë do me vete

UEFA më në fund ka vendosur edhe detajet se si do të jenë përbërjet e skuadrave pjesëmarrëse në EURO 2024. Sipas agjencisë “ANSA”, kërkesa e trajnerëve është pranuar, duke çuar në 26 numrin e futbollistëve për çdo ekip pjesëmarrës. Por jo vetëm kaq.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se ky vendim shoqërohet edhe nga ai sipas të cilit trajnerët do të kenë të gjithë lojtarë në dispozicion, pra duke “zgjeruar pankinat” që të gjithë lojtarë të jenë në stol gjatë ndeshjes dhe jo duke çuar 3 në tribunë siç ndodhi për EURO 2020.

Për më tepër, gjithçka do të jetë me të drejtë zgjedhje. Trajnerët do të kenë mundësi të grumbullojnë nga 23, deri në 26 lojtarë për aktivitetin, sipas dëshirës së tyre. Ndaj do të jetë në dorën e Silvinjos për të zgjedhur nëse do të marrë 26 futbollistë me vete në Gjermani, apo nëse do i qëndrojë besnik idesë së tij që me 23 lojtarë përgatitet më mirë aktiviteti.

RREGULLORJA – Sipas rregullores që UEFA ka vendosur për Kampionatin Europian, lista që trajnerët e kombëtareve do të zgjedhin duhet të dorëzohet më datën 7 qershor dhe pas kësaj dite nuk mund të ndryshohet asnjë lojtar për arsye të thjeshtë. Por, vetëm në rastin se dikush dëmtohet, atëherë çdo kombëtare ka të drejtë ta zëvendësojë, por vetëm një lojtar.

 

 

Pasi e ka kryer këtë zëvendësim në listë, e vetmja lëvizje që mund të bëjë është në portë. Nëse një portier dëmtohet, çdo skuadër ka të drejtë të marrë një tjetër, edhe pse Europiani mund të ketë filluar. Kështu, shumica e ekipeve kanë lënë një takim miqësor më datën 6-7 qershor dhe pas ndeshjes të vendosin për listën përfundimtare që do të dorëzojnë.

 

Continue Reading

Sport

Pyetja që “sikletosi” ish-trajnerin e Romës/ Mourinho: Kështu më shkatërroni fundjavën!

Pasi mbylli bashkëpunimin me Romën, e ardhmja e Jose Mourinhos është shndërruar në një nga temat më të nxehta për median sportive.

Luzitani ka disa opsione ndërsa një prej tyre është edhe rikthimi në Portugali te Benfica.

Megjithatë, vetë Mourinho kërkon që për momentin të mos japë asnjë të dhënë për eksperiencën e radhës teksa i pyetur për Benficën në një event të mbajtur në Portugali, theksoi se këto lloj pyetjesh nuk i duken etike.

“Benfica? Ju lutem mos më bëni pyetje të tilla sepse më shkatërroni fundjavën. Nuk më pëlqen aspak, sidomos kur bëhet fjalë për një klub që e ka një trajner. Gjithmonë e kam mbajtur veten larg sjelljeve të tilla që për mua nuk janë aspak etike”, u shpreh Mourinho./ Supersport

Continue Reading

Sport

I përfshirë në baste sportive, Federata Angleze e Futbollit pezullon Sandro Tonalin

Federata Angleze e Futbollit ka pezullar për dy muaj mesfushorin e Newcastle, Sandro Tonali. Shkak për këtë vendim është bërë përfshirja e italianit në baste sportive, të cilat nuk lejohen për futbollistët profesionistë.

“Mesfushori i Newcastle, Sandro Tonali, është pezulluar për dy muaj nga futbolli konkurrues nga një Komision Rregullator i pavarur pasi vetëdeklaroi shkelje të Rregullave të basteve të FA”.

“Ai gjithashtu është gjobitur me 20,000 paundë dhe është paralajmëruar nga FA për sjelljen e tij në të ardhmen”.

“Periudha e ndalimit është pezulluar plotësisht për kohëzgjatjen e sezonit 2024-25, që do të thotë se ai do të jetë në dispozicion për t’u rikthyer në futbollin konkurrues pas përfundimit të një sanksioni ekzistues dhjetë mujor të vendosur nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC) më 27 tetor 2023”.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING