Pinknews
Miri nuk i ndahet Selin: Thuaje me zë të lartë kush të çoi në finale, se nuk është turp
Miri ka reaguar me anë të një postimi në Instastory, pak pas intervistës së fundit të Selin, duke lënë të kuptohet se mesazhi i tij lidhet me deklaratat që kanë qarkulluar së fundmi.
Në postimin e publikuar, ai ironizon situatën, duke shkruar: “Dhelpra kur nuk i kapi rrushët, sigurisht që ishte i prishur. Kështu që thuajeni me zë të lartë se kush ju çoi në finale se nuk është turp! Ps. T’fala nga 006-ta.”
Edhe pse nuk përmend emra, ndjekësit kanë interpretuar reagimin si një përgjigje indirekte ndaj intervistës së Selin, duke nxitur sërish diskutime në rrjetet sociale për raportin mes tyre.
