Connect with us

Aktualitet

Sejamini i pret krahët opozitës: Çështja McGonigal vdiq…

Neritan Sejamini analizoi vizitën e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken në Tiranë dhe mesazhet e tij gjatë kësaj vizite.

Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se fjalimet e Blinken nuk kishin ndonjë thelb të rëndësishëm, por qëndrimet e tij sollën disa pasoja, siç është “vdekja” e çështjes McGonigal.

“Mesazhet ishin të dobëta, klishe. Madje edhe me detaje, na kujtoi ndeshjet e futbollit, foli edhe për Dua Lipën, që është nga Kosova. Nuk kishte ndonjë mesazh të thellë. Rëndësia e vizitës së Sekretarit, mund të trajtohet në dy aspekte. Ajo nuk është ndonjë vizitë me pasojë dhe domethënie. E vetmja gjë që ka, mban gjallë një marrëdhënie të mirë me Shqipërinë dhe Kosovën.

Kur vjen puna te perceptimi në politikën shqiptare, pasojat këtu pastaj janë të mëdha. Me këtë vizitë çështja McGonigal vdiq. E dyta, opozita është në një pozitë më të vështirë, sepse ishte krijuar ideja që po dilte nga izolimi, por me këtë vizitë kupton që qëndrimi i SHBA për opozitën nuk do të ndryshojë.

E fundit, kryeministri Rama është disa hapa para opozitës.

Opozita sajon lajme vetë dhe kënaqet, që Rama dhe SHBA janë krisur, Rama përgatiste vizitën e Blinken. Kjo është një vizitë e shtyrë me njërëzit në DASH që kanë lidhje me Shqipërinë, James O’Brien dhe Yuri Kim.

Rama është tre-katër hapa para opozitës. Opozita është në një qorrsokak.

Sot u vendos se edhe strategjia e opozitës në Kuvend ka dështuar, sepse e bëjnë për “vëmendje” ndërkombëtare, ja ku e ke qëndrimin ndërkombëtar”, tha ndër të tjera Sejamini.

Advertisement