Politike
34 vite PS/ Rama ndan videon, Braçe më i “vjetër” në parti/ Vendi i dytë ndiqet nga Balla apo Spiropali?
Në ditëlindjen e 34 të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku prezanton kandidatët fitues të PS në qarkun e Tiranës, pas fitores në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025.
Në video përfshihen momente nga fushata dhe theksohet suksesi i PS, ku Erion Braçe kryeson listën me 9 mandate të siguruara në Tiranë, më pas Taulant balla me 6 mandate, ndjekur nga fatmir Xhafaj me 5 mandate dhe Lindita Nikolla me 4 mandate.
Rama e ka shoqëruar videon me një mesazh falënderimi për mbështetjen e qytetarëve dhe ka premtuar vijimin e reformave në mandatin e ri.
PS ka dalë forcë e parë në shumicën e qarqeve, duke siguruar shumicën parlamentare për një tjetër mandat qeverisës.
Deputetët e PS në Qarkun e Tiranës:
Edi Rama mandati 4
Ogerta Manastirliu mandati 3
Elisa Spiropali mandati 3
Lindita Nikolla mandati 4
Taulant Balla mandati 6
Adea Pirdeni mandati 1
Albana Koçiu mandati 1
Igli Hasani mandati 1
Delina Ibrahimaj mandati 1
Ilva Gjuzi mandati 1
Iris Luarasi mandati 1
Erion Malaj mandati 1
Blendi Gonxhe mandati 1
Erion Braçe mandati 9
Ervin Hoxha mandati 1
Fatmir Xhafaj mandati 5
Ornaldo Rakipi mandati 2
Anila Denaj mandati 2
Olta Xhaçka mandati 5