Connect with us

Kronike

34 vjeçari ishte i papunë/ Nëna e 3 fëmijëve u qëllua me plumb, cilat janë dyshimet e para për krimin

Nëna e 3 fëmijëve, Anila Ndoka po lufton me vdekjen në spitalin e Traumës në Tiranë. Ajo u qëllua me armë zjarri nga bashkëjetuesi i saj, 34-vjeçari Kolë Manaj, i cili pasi kreun aktin e rëndë i mori jetën vetes.

Persona të afërt me të plagosurën janë shprehur se dyshojnë se shkak për krimin mund të jenë bërë problemet ekonomike, pasi 34-vjeçari ishte i papunë.

Ndërsa e plagodura ishte punonjëse sociale në një qendër komunitare pranë Bashkisë së Shkodrës. Sipas “Klan” të afërmit e të plagosurës përjashtojnë pistën e krimit të pasionit për motive xhelozie. Megjithatë shkakun e vërtetë të krimit do ta zbardhin hetimet e Policisë së Shkodrës.

Advertisement