Connect with us

Aktualitet

4 hipotezat…/ Shefi i Kardiokirurgjisë shpjegon çfarë mund të ketë ndodhur me Gerti Bogdanin

Mjeku kardiolog Altin Veshti ka thënë se diagnozat me sëmundjet e zemrës, në moshë të re janë shtuar dhe këshilloi kryerjen e aktivitetit fizik për të mbajtur një zemër të shëndetshme.

Në rastin e ish deputetit Gerti Bogdani, i cili humbi jetën ditën e djeshme nga një arrest kardiak, ai tha se nuk e ka parë konkretisht kartelën, por ekzistojnë 4 hipoteza se çfarë mund të ketë ndodhur.

“Ekzistojnë 4 hipoteza që një person mund të pësojë vdekje kardiake. I pari që duhet të them është infarkti i miokardit, pra infarkti është mbyllja e njërës nga arteriet e zemrës dhe zemra ka 2 arterie dhe ajo zonë që nuk merr gjak praktikisht fillon e ul funksionin.

Fakti që ai ka filluar të ketë marrje fryme, do të thotë që ana e majtë e zemrës, pra ventrikuli i majte, ka filluar të mos furnizohet mirë me gjak dhe ndërkohë ka ardhur duke u mbyllur në mënyrë totale. Në momentin që mbyllet komplet arteria nuk është se ndalet zemra, siç mendon populli, por ndërhyn një aritmi malinje. që bën që zemra mos të tkurret më, por vetëm bën një lëvizje që nuk arrin të pompojë.

Kjo ndodh shumë e shpejt dhe është e vështirë të ndërhyet. Shpesh herë na ka ndodhur ne që edhe në repart të jesh nuk arrijmë dot t’i çojmë në sallë dhe t’i shpëtojmë. E dyta është ajo që ne e quajmë diseksioni i aortës ose çarja e aortës. Por kjo jep një dhimbje të menjëhershme sikur të ngulet një thikë një gjoks.

I treti është tromboembolia pulmonare, pra që të mbushen mushkëritë me trombë, 2 arteriet e mëdha dhe mbushja në mënyrë masive e bën që të pamundur jetën e pacientit. I katërti është një aritmi që ndodh tek futbollistët që nuk mendoj që është rasti i tij. Janë këto futbollistë që duke luajtur rrëzohen në që quhet aritmia e ventrikulit të djathtë”, tha mjeku.

Advertisement