Connect with us

Aktualitet

4-vjeçarja thyen dorën në çerdhe, dërgohet me urgjencë në spital

Një e mitur ka dëmtuar dorën ndërsa ka qenë duke lujatur në çerdhen që frekuenton në Krujë.

4-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital nga familjarët. Ndëkrohë prokuroria ka nisur hetimet.

Njoftimi:

Me datë 16.11.2023, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, e shoqëruar nga familjarët e saj, një e mitur 4 vjeçe, e cila dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuenton dhe si pasojë është dëmtuar në dorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Advertisement