Aktualitet
’40 mijë lekë për 8 persona’/ Gazetarja zbulon detaje nga arrestimi i Belerit
Fredi Beleri dyshohet se ka ofruar 400 mijë lekë për 8 persona në Himarë. Gazetarja Anlia Hoxha ka deklaruar se hetimi është kryer me bashkëpunëtor drejtësie. Sipas gazetares qytetari ka firmosur marrëveshje bashkëpunimi me autoritetet.
Kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Fredi Beleri u arrestua për akuzën e shit-blerjes së votës për zgjedhjet e së dielës. Ditët e fundit ai ka qenë në qendër të akuzave të kryeministrit Edi Rama për deklaratën e bërë në mediat greke për helenizimin e Himarës. Ai u ndalua para lokalit të tij bashkë me 3 persona të tjerë, avokati, dhe përfaqësues të shtabit elektoral. Beleri u akuzua për veprat penale: “korrupsionit aktiv për zgjedhje kryer në bashkëpunim”. Beleri ka deklaruar se nuk është i përfshirë në shit-blerje të votës, por pavarësisht kësaj, është lënë në burg. Nga ana tjetër, Greqia bën thirrje për lirimin e tij. Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Dendias kërkon lirimin e Belerit, nëse s’ka prova.